Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person, lidhur me përhapjen e lajmeve të rreme se ka ndërruar jetë nga koronavirusi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Lidhur me këto lajme, policia është sinjalizuar nga sekretari i LDK-së, Arban Abrashi.
Ditën e djeshme në rrjet kanë qarkulluar edhe video, ku medemek anëtarët e kësaj partie po bënin homazhe për të, ku në fakt ishin homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova.
Familjarët e Mustafës kanë thënë për mediat në Kosovë se ai po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të mirë.