Deputeti Lefter Maliqi tallet me Komisionin Hetimor të ngritur enkas për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pasi maxhoranca arriti në përfundimin se ai nuk duhej shkarkuar.
Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi thotë se maxhoranca u tërhoq nga shkarkimi i presidentit pas një viti farsë hetimore dhe akuzash qesharake.
Ai e ka quajtur si estradë dhe ‘aktrim rilindas’ punën e Komisionit Hetimor, duke akuzuar maxhorancën se prej një viti ka shpenzuar paratë e qytetarëve me mbledhje të kota.
“Portokalli, Estrad, Aktrim Rilindase…Miq po e ndiqni komisionin hetimor per Presidentin – Portokalline, estraden, aktrimin e Mao-Taos se Rilindjes😂😂. Vendimi : Presidenti sovran i unitetit kombetar dhe mbrojtes i Kushtetutes💪.
Nje vit komision farse hetimor mbledhje pas mbledhjesh, akuza qesharake, dergime shkresash ne Venecia dhe fundi Presidenti ka te drejt pra komisioni farse, aktrues , leket tuaja i marrin per mbledhje te kota shume deputet jane shperblyer nga 3-4 komisione e udhetime jashte vendit etj.
Keta vetem aktrojne me farkeqesit tuaja, pas termeteve derdhin lot krikodili ketu ne parlament dhe vinin me perparese e garushde ju ndanin miell e sheqer dhe u ndanin ushqime, ne pandemi e njejta gje, ky parlament kjo qeveri ka marr fund . Vetem aktrim, dhe votime kundra interesave tuaja, ketu votohen PPP-te per Oligarket dhe cdo ligj kundra interesave tuaja.
Ky sekt kriminal me emrin Rilindje me parlament e institucione te kapura, me banda e oligark, me krim e droge, me korrupsion galopant duke varferuar e ç’populluar vendin, duke penguar integrimin Europian duhet shkaterruar me cdo mjet demokratik. Ndryshimi do ndodh, rotacioni i pashmangshëm”, tha Maliqi.
Ditën e sotme, maxhoranca në komisionin hetimor, konkludoi në raportin e saj shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.