Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj në Durrës: S’do lejojmë që muzika, zhurmat e motorët e ujit të kthehen në virus të dytë


Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj ishte sot në Durrës, ku zhvilloi një inspektim të masave për mbarëvajtjen e sezonit veror e të sigurisë në zonat me plazhe.

Lleshaj tha se policia ka marrë masa për të goditur çdo rast që rrezikon jetën e qytetarëve sa i takon koronavirusit, e madje sipas tij do të ketë ndëshkime edhe për operatorët turistikë që shqetësojnë qytetarët me muzikë në lokalet e natës, pas orës 23:00 gjatë javës dhe pas orës 00:00 në fundjavë. Ndërsa kishte edhe një mesazh për ata që përdorin motorët e ujit.

“Nuk do të lejojmë që muzika dhe zhurmat të shndërrohen në faktor shqetësues dhe kontaminues, në një lloj virusi të dytë. Policia po godet çdo rast papërgjegjshmërie. Pas orës 23:00 gjatë javës dhe në fundjavë pas orës 24:00, niveli i zhurmës në lokale duhet të jetë 0. Jo thjesht gjobë, por sekuestrim të gjithë impianteve që prodhojnë zhurmë e procedim për ata që bëhen shkak për ndotje jo vetëm akustike.

Policia do të angazhohet fort për sigurinë në ujë dhe në rërë. Çdo operator që përdor një pjesë të bregdetit, duhet që në paketën e ofertës të ketë sigurinë, të ketë rojet e plazhit, të ketë mjetet e shpëtimit, të gjitha aseste për të ofruar ndihmë dhe parandaluar me cdo kusht dëmtimin e jetës së qytetarëve.

Për motorët e ujit, ndonëse se sot nuk shoh, kemi pasur raste kur persona të papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e të tjerëve. Motorët shërbejnë kryesisht për ndojtje dhe jo kënaqësi. Për motorët e ujit ka klimë të keqe këtë vit në bregdetin shqiptar, ka shanse të sekuestrohen. Notoni dhe bëni sport, por mos rrezikoni jetën e qytetarëve”- tha Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *