Vendosni fjalën kyçe....

Mongolia paralajmëron shpërthimin e murtajës bubonike


Ndërsa përhapja e Covid-19 po fillon të ngadalësohet në Rusi, vendi më i madh në botë mund të ketë një shpërthim tjetër në pragun e tij.

Një ekspert në Mongoli ka paralajmëruar se murtaja bubonike mund të përhapet në të gjithë vendin, në kufirin e Rusisë.

Bandikhuu Amgalanbayar, zv.drejtori i Qendrës Kombëtare të Mongolisë për Studimin e Infeksioneve që vijnë nga kafshët ka paralajmëruar se mbi njëqind rrethe në 17 nga 21 provincat janë në rrezik të një shpërthimi të murtajës bubonike. Rusia dhe Mongolia ndajnë një kufi pothuajse 3.500 km.

Potenciali i një shpërthimi së pari doli në dritë më 3 korrik, kur mediat mongole njoftuan se një burrë dhe një grua nga rajoni perëndimor Khovd i Mongolisë dyshohej se e kishin marrë sëmundjen pas ngrënies së mishit të papjekur të marmotës.

Më pak se dy javë më vonë, më 16 korrik, mjekët mongolë njoftuan një tjetër rast të dyshuar të murtajës, kur një 16-vjeçar kishte temperaturë të lartë. Vetëm disa ditë më parë, një 15-vjeçar vdiq nga sëmundja para se të shkonte në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *