Vendosni fjalën kyçe....

Një 46-vjeçar në Korçë humb jetën pas një shpërthimi


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë ku një i person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi. Ngjarja ka ndodhur pas mesditës së sotme, në fshatin Kamenicë të Korçës.

Lidhur me ngjarjen në fillim kishte paqartësi, nëse ajo që ka shpërthyer ka qenë një bombol gazi apo bombë. Por policia më pas sqaroi përmes një njoftimi se bëhej fjalë për një lëndë plasëse.

“Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

46-vjeçarit Hekuran Kala dyshohet se i ka shpërthyer një granatë, teksa ka qenë duke punuar në një banesë të vjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *