Është përcaktuar dita e takimit mes partive në Këshillin Politik. Sipas një njoftimit nga PS-ja, tryeza do mblidhet të hënën në orën 11:00 të paradites në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë takim kanë pohuar pjesëmarrjen edhe kryeministri Rama për shumicën e Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, për opozitën e bashkuar.
Ishte përfaqëuesi i PS-së në Këshillin Politik, Gjiknuri, që me anë të një letre drejtuar opozitës jashtëparlamentare e ftonte këtë të fundit në tryezë për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme për zgjedhjet.
Opozita jashtëparlamentare e pranoi ftesën duke theksuar se marrëveshja e 5 qershorit nuk duhej prekur e duhej miratuar sa më shpejt në Kuvend.