Partitë politike në Bujanoc kanë arritur marrëveshjen për të formuar shumicën në kuvendin komunal.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga 4 partitë shqiptare në Bujanoc, PD (Partia Demokratike), PVD (Partia për Veprim Demokratik), LPD (Lëvizja e Progresit Demokratik) e AN (Alternativa për Ndryshim), kryetari i komunës së Bujanocit do jetë Nagip Arifi i PD-së, kreu i Kuvenndit do jetë një përfaqësues i PVD-së kurse zv.kreu i Komunës do jetë nga LVD-ja, raporton Presheva.al.
Për arritjen e kësaj marrëveshjeje mes palëve është angazhuar edhe Tirana zyrtare ndërsa diçka të tillë e paralajmëroi edhe kreu i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë të dhënë.