Vendosni fjalën kyçe....

Qindra mbështetës dalin ta presin në Morinë, Thaçi: Gjithmonë me ju (Fotot)


Qindra qytetarë të Kosovës e kanë pritur presidenti Thaçi që është kthyer në vend pas një qëndrimi 4-ditor në Hagë, ku është marrë në pyetje në gjykatë.

Ai është pritur nga mbështetësit e tij në pikën kufitare me Shqipërinë, në Morinë. Kreu i shtetit i ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e tyre ndërsa ka theksuar se do jetë gjithnjë me ta.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju!” – shkruan Thaçi në Facebook.

Presidenti i Kosovës u thirr në Gjykatën e Hagës pasi akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit mes Serbisë e Kosovës në vitin 1999.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *