Një protestë e azerbajxhanasve që jetojnë në Londër para ambasadës së Armenisë degradoi në përplasje mes palëve.
Demonstruesit, që mbanin në duar flamujt kombëtar të vendit të tyre, qëndruan në anët e kundërta të rrugës të premten, duke brohoritur parulla.
Sidoqoftë, në një moment, palët nisën të fyejnë njëra-tjetrën duke u përplasur më pas fizikisht, duke e detyrar policinë të ndërhynte.
Është e paqartë kush e nisi dhunën me palët që lëshuan akuza ndaj njëra-tjetrës.
Tensionet janë tani për tani të larta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë pas bombardimeve kufitare të dielën, të cilat shkaktuan përleshje të mëtutjeshme mes ushtarëve respektivë. Përplasjet kanë shkaktuar deri tani sipas raporteve 17 viktima.
Shkaku i përplasjes mes vendeve është Nagorno-Karabku, një enklavë me popullsi armene brenda Azerbajxhanit, që shpalli pavarësinë nga Baku tre dekada më parë.