Futbollisti Andre Shyrle i ka habitur të gjithë me njoftimin e tij për t’ë dalë në pension në moshën 29-vjeçare.
Kjo vjen vetëm pak pasi pasi lojtari kishte mbyllur marrëveshjen me Dortmundin dhe ishte një lojtar i lirë. Në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”, Shyrle ka njoftuar tërheqjen nga futbolli, duke thënë se këtë e “mendonte prej kohësh”.
Më pas lojtari bëri një postim në Instagram, ku shkruan: “Unë dua t’ju njoftoj se po largohem nga loja e futbollit profesional !! Në emrin tim dhe të familjes sime dua të falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtyre viteve fenomenale!
Mbështetja dhe dashuria që keni ndarë me mua ishte e pabesueshme dhe më shumë që mund të kisha kërkuar ndonjëherë! Tani unë jam i gatshëm dhe i hapur për të gjitha mundësitë e bukura që vijnë drejt meje.”
Në moshën vetëm 18 vjeçare, Schurrle bëri debutimin e tij në Bundesligë me Mainz dhe fitoi një transferim në Leverkusen pas dy sezonesh.
Sulmuesi 29-vjeçar ishte pjesë e Gjermanisë në Botërorin e Brazilit në 2-14-ën, kur fituan edhe trofeun.
Sezonin e fundit gjermani ishte pjesë e Spartak Moskës në huazim nga Dortmundi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Çelsi, Fulhemi, Leverkuseni dhe Mainzi.