Vendosni fjalën kyçe....

I bie sipër paleta me tulla, përfundon në spital punëtori në Korçë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës ku një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur në vendin e punës.

37 vjeçari me inicialet E. O., po punonte në një objekt në ndërtim, ku i ka rënë sipër një paletë me tulla.

Ai është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në datën 18.07.2020, në lagjen nr. 3, gjatë punës si vinçier në një objekt ndërtimi, shtetasi E. O., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, dyshohet se është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një palete me tulla, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *