Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka skualifikuar 6 kandidatë nga gara për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa tre të tjerë janë tërhequr edhe pse plotësonin kriteret ligjore.
KED zhvilloi mbledhjen e tij të radhës ditën e premte, e cila zgjati deri në orët e vona.
Kandidatët e tërhequr: Klodian Rado, Prel Martini, Envi Hicka.
Gjyqtarët të cilëve u ndalohet kandidimi:
- Besnik Muci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019, referuar vendimit të Komisionit të Posacëm të Apelimit.
- Ardita Alsula, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
- Shaqir Hasanaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
- Shaqir Hasanaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019;
- Vjosa Bodo, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
- Vjosa Bodo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
- Vasil Bendo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
- Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.
- Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019
“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.”- thuhet në njoftimin e KED-së.