Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohen me koronavirus presidenti dhe sulmuesi i ekipit të Flamurtarit në Kosovë


Një tjetër klub sportiv në Kosovë ka regjistruar raste me koronavirus. Bëhet fjalë për klubin e Flamurtarit, ku janë konfirmuar presidenti Imer Ademi si dhe një sulmues i ekipit.

Ka qenë vetë Ademi, ai i cili e ka bërë të ditur lajmin në një prononcim të dhënë për gazetën “Zëri.info”.

 Ai tregon se së bashku me sulmuesin Gentrit Begolli janë vendosur në karantinë, pas tamponëve pozitivë.

“Gentrit Begolli ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Që katër ditë nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje.

Ka pasur simptoma, dhimbje koke, është larguar nga stërvitjet, është testuar dhe ka dalë pozitiv. Po ndodhin edhe në familje kur dikush po rezulton pozitiv me COVID-19, por që pjesëtarët tjerë të familjes nuk po i testojnë pa pasur simptoma.

Unë për vete jam pozitiv, që dy javë jam në izolim. Dhe bashkëshortes nuk ia kanë bërë testin. Duhet me të ketë shenja apo simptoma për të bërë teste, nuk po bëjnë më për kontakt.”– tregon Ademi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *