Vendosni fjalën kyçe....

Meta i jep titullin e lartë mjekut nga Kosova: U ka ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemikë


Presidenti i vendit Ilir Meta ditën e djeshme ka vlerësuar me titullin “ Për Merita Të vecanta Civile” mjekun ortoped-traumatolog dhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr.Halit Gërbeshi.

“Për kontributin e çmuar në nxitjen e dhurimit vullnetar të gjakut në të gjitha vendet e rajonit ku banojnë shqiptarë dhe në vlerësim të angazhimit të tij për sensibilizimin dhe mbështetjen e kësaj kauze humane, duke u shndërruar në shembull frymëzimi dhe devotshmërie, pata dje kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun ortoped-traumatolog dhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr.Halit Gërbeshi”– shkruan Meta në facebook.

Meta thotë se Dr. Haliti ka marrë një cmim të këtij lloji për arsye se është një dhurues i rregullt i gjakut dhe është themeluesi Grupit Gjithëkombëtar të Gjakut, që ka cuar në shërimin e shumë talasemikëve.

“Doktor Gërbeshi, me një eksperiencë të gjatë në fushën e mjekësisë, por njëkohësisht edhe si një dhurues i rregullt i gjakut mbi 50 herë personalisht, ka meritën për themelimin e Grupit Gjithëkombëtar të Gjakut që u ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve talasemikë, si dhe ka frymëzuar shumë të tjerë, që vazhdojnë të dhurojnë rregullisht gjak, duke shpëtuar me qindra e mijëra jetë”– tha Presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *