Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë ndryshon orarin: Kur do të bëhet përditësimi i të dhënave për Covid-19


Duke nisur nga sot, ndryshon orari i përditësimit të të dhënave për Covid-19 në vendin tonë.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Shëndetësisë njofton se përditësimi i të dhënave do të bëhet në orën 16.00, për shkak të fluksit të madh të punës.

“Nisur nga fluksi i punes 24/7 ne Institutin e Shendetit Publik, ku po punohet pa nderprerje ne cdo ore te dites dhe nates prej me shume se 4 muajsh si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve te testimit dhe per te permbushur raportimin 24 ore, perditesimi I situates se shkaktuar si pasoje e COVID19, duke filluar nga dita e shtune, date 18 Korrik e ne vijim, do te jete live ne oren 16:00 ne ERTV, ne faqen e Facebook te Ministres Manastirliu si dhe per median.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin, ju uroj fundjave te mbare!”– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u konfirmuan 3 viktima dhe 55 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *