Vendosni fjalën kyçe....

Ndikimi i pandemisë shtyn reformën e diskutuar të pensioneve në Francë


Me rinovimin e kabinetit qeveritar dhe ndikimin e pandemisë në ekonomi, duket se autoritetet franceze kanë shtyrë diskutimet për reformën në pensione e cila nxori në rrugë qindra mijëra francezë ku u krijua edhe grupimi i “jelek verdhëve”.

Castex tha se negociatat mes qeverisë dhe sindikatave do të shtyhen deri në 2021 për t’u fokusuar në rikuperimin ekonomik prej krizës së COVID-19.

Reforma e nxitur nga presidenti Emmanuel Macron u ndalua rrjedhimisht në shkurt nga pandemia, por zemërimi prej saj nxori në rrugë qindra mijëra njerëz në fillim të vitit.

Vendimi pritet të shfrytëzohet nga kundërshtarët e Macron duke e quajtur një shenjë dobësie.

Castex u tha dje gazetarëve se kreu takimin e parë me sindikatat që prej marrjes së postit: “Prioriteti është beteja kundër krizës, për punësimin dhe kundër papunësisë.”

Ai insistoi se reforma, e cila përfshin rritjen me dy vjet të moshës së pensionit në 64, nuk do të anullohet, por do të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *