Vendosni fjalën kyçe....

Një person tenton të vetëdigjet para godinës së Kryeministrisë, e ndalon policia


Një qytetar ka tentuar t’i japë fund jetës përpara godinës së Kryeministrisë.

Një 30- vjeçari ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë duke lyer trupin me lëndë djegëse.

Patrulla më e afërt e Policisë ka ndërhyrë për të shpëtuar 30- vjeçarin, i cili është shoqëruar në komisariat. Ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *