Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë bashkëfshatarin në Kasnicë, arrestohet autori i dyshuar


Policia ka ndaluar një 31-vjeçar pasi ditën e sotme dyshohet se ka plagosur me thikë një 46-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kasnicë, ndërsa i plagosuri me iniciale A.S u shtrua në spitalin e Fierit.

Policia i sekuestroi edhe mjetin prerës 31-vjeçarit me iniciale A.S.

Njoftimi i policisë:

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 46-vjeçarit në fshatin Kasnicë të Patosit.

Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë(thikë) shtetasi P. S.,46 vjeç, banues në Kasnicë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qëlluar me thikë shtetasin A.S., 46 vjeç.

Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori.

46-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *