Vendosni fjalën kyçe....

Profilet në “Twitter” të politikanëve e biznesmenëve amerikanë u hakuan nga një grup të rinjsh


Hakerët e përfshirë në rrëmbimin e profileve të politikanëve e biznesmenëve të njohur në SHBA në fillim të kësaj jave, ishin një grup të rinjsh, të cilët nuk kanë lidhje me krimin e organizuar.

Ekspertët e sigurimit kibernetik ishin të habitur nga zbulimi befasues se hakimi i profileve të mërkurën, që u bë në një shkallë të paparë, kishte nga pas disa të rinj.

“Një incident i tillë si ky mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme serioze – manipulim të tregjeve, dezinformata në lidhje me zgjedhjet, etj. Sidoqoftë, në këtë rast, raporti sugjeron që hakimi u krye nga një grup të rinjsh që mund të mos kishin bërë asgjë më të keqe sesa të ekzekutonin një mashtrim me monedhën dixhitale bitcoin. Twitter-i qëlloi me fat.”– tha për Daily Mail, Brett Callow, një analist në firmën e sigurisë në internet Emsisoft.

Sulmi që po hetohet nga komoania e “Twitter”-it dhe policia federale, filloi me një mesazh të lezetshëm midis hakerave në platformën Discord, sipas Times.

Gazeta thotë se kishte intervistuar katër persona që morën pjesë në sulm, të cilët ndanë dhe pamjet fotografike që mbronin llogaritë e tyre për atë që ndodhi.

Intervistat tregojnë se sulmi nuk ishte punë e një vendi të vetëm si Rusia ose e një grupi të sofistikuar të hakerave.

Madje njëri prej tyre ishte një djalë 19-vjeçar, i cili jeton në shtëpi me nënën e tij. Të rinjtë ishin njohur me njëri-tjetrin për shkak të obsesionit të tyre për të pasur emra të hershëm ose të pazakontë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *