Vendosni fjalën kyçe....

Rezultatet entuziaste të partive shqiptare në MV, çfarë thonë për BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, Kim Mehmeti dhe Berat Buzhala


Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut në partitë shqiptare janë komentuar edhe analistët Berat Buzhala dhe Kim Mehmeti,

Për publicistin nga Kosova, Berat Buzhala ndërhyrja e Vetëvendosjes për të përkrahur koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës nuk ishte lëvizja e duhur pasi nuk i diktohet votuesve për kë të votojnë.

Për Buzhalën, partia e Ali Ahmetit, BDI-ja, është forcë përcaktuese për të krijuar qeverinë dhe ka merita të veçanta në MV.

Nuk mundet Haki Abazi prej Kosove të shkojë dhe tu tregojë atyre se votoni dikë se ky bën dhe ky tjetri jo. Ali Ahmeti, ky që është që ne e njohim dhe ai ka përmendur meritat e kreut të BDI-së duke nisur nga lufta dhe mos tundimi i tij për mos me u bërë pjesë e pushtetit asnjëherë. Më erdhi mirë jo vetëm përse fitoi Alia, por pse BDI është aktualisht përcaktuese pra dhe e vetmja forcë për me bërë Qeverinë. Pa Ali Ahmetin s’mund të bëhet qeveri dhe se kryeministri kalon nëpër zyrat e BDI-së” deklaroi gazetari Buzhala në emision Pressing.

Ndërsa për Kim Mehmetin, koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët korri një rezultat fantastik pasi sfidoi BDI-në të cilën e përcaktoi një parti me shumë para dhe të rrethuar me rrugaçëri.

Në këto zgjedhje rezultat më fantastik ka arritur koalicioni mes Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët që parashikohet të marrë 13 deputetë kjo pasi të futesh në betejë me BDI-në është si të luftosh me mafian pasi ka para, strukturë të tmerrshme, rrugaçëri me vete dhe të arrish këtë rezultat është rezultat fantastik”-tha Mehmeti në Syri Tv.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *