Vendosni fjalën kyçe....

Rriten rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, shënohen dhe 6 viktima


Rriten përsëri rastet me koronavrius në Ksoovë. Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tregojnë se 145 pacientë të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus ndërsa janë shëruar edhe 171 pacientë.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë edhe gjashtë qytetarë të prekur nga Covid-19.

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani në konferencën për media nga qyteti i Vushtrrisë tha se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 562 persona, me 171 prej tyre që kanë rezultuar pozitivë. Kjo e ka çuar në 2811 numrin total të të infektuarve në Kosovë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *