Ka përfunduar në barazim 1-1 në fushën e lojës ndeshja Tërbuni-Egnatia, e vlefshme për Kategorinë e Parë, por si duket rezultati nuk ka kënaqur skuadrën vendase, lojtarët e të cilës kanë dhunuar futbollistët miq.
Rezultati i takimit bën që pukjanët të jenë të rrezikuar për të rënë në Kategorinë e Dytë, çka ka sjellë edhe reagimin e tyre të ashpër ndaj lojtarëve të skuadrës nga Rrogozhina.
Këta të fundit janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur në dhomat e zhveshjes deri në mbërritjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të bërë të mundur largimin e tyre.