Tirana ka marrë një fitore të pastër ndaj Flamurtarit, me rezultatin 2-0, duke shkuar një hap larg titullit kampion në javët e fundit të kampionatit.
Muci në minutën e 20’ dhe Ismajlgeci në minutën e 67’ i dhanë fitoren bardh e bluve.
Ndërsa në sfidën tjetër, Skëndërbeu fitoi minimalisht me Luftëtarin për të shpresuar për një vend në Europë.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi Krasniqi në minutën e 75’.