Shumë shtete po mundohen të tërheqin turistët këtë sezon veror me mënyra të ndryshme, Bullgaria nuk i merr para për çadrat e plazhit dhe shezlongët, në ofrohen paketa me qëndrim në hotel dhe eksperienca në qytet me ulje deri në 65%. Por Uzbekistani ka arritur një hap më larg duke iu premtuar turistëve 3000 dollarë në rast se infektohen me koronavirus.
“Ata [turistët] duhet të jenë të sigurt se një koronavirusi në çdo format – jo vetëm një virus, jo vetëm bakteret por edhe çdo problem tjetër në lidhje me mirëqenien sanitare dhe epidemiologjike-nuk do të ndikojë tek ata. Operatorët e udhëtimit, hotelet dhe të gjithë të lidhur me industrinë e turizmit do të duhet të aplikojnë për një çertifikatë, e cila do të lëshohet në kushte të caktuara. Ata do të duhet të plotësojnë disa kërkesa të caktuara. Kjo është rregulluar e gjitha, dhe prania e kësaj certifikate u lejon atyre të punojnë me turistët”– tha Kryetari i Dhomës Kombëtare të shëndetit novator në Uzbekistan, Ravshan Izamov.
Kështu, nëse një turist i huaj infektohet me koronavirus, ata do të marrin 3,000 dollarë kompensim.