Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 35-vjeçarit në Gjirokastër – Lihet në burg Paris Xhihani, lirohen dy adoleshentët


Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të lërë në burg 23-vjeçarin Paris Xhihani, i akuzuar për vrasjen e 35-vjeçarit Gjergj Almasi dy ditë më parë.

Dy të mitur të tjerë që kishin dijeni për ngjarjen janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Prokurori i çështjes Julijan Çafka ka paraqitur prova sipas tij të pakundërshtueshme të momentit të vrasjes së 35-vjeçarit.

Pas një konflikti, Xhihani besohet se e ka goditur Gjergji Almasin me sende të forta duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, policia njoftoi se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Paris Xhihani 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira“.

Po ashtu u arrestua në Andon Ahmeti 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht dy adoleshentët Niko Xhihani 16 vjeç dhe Vasil Mehmeti 14 vjeç, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e krimit, por nuk e kanë raportuar atë në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *