Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale në Bosnjë, 130 parti regjistrohen në garë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës e Hercegovinës në mbledhjen e sotme urgjente, i certifikoi aplikacionet e 87 partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 nëntor të këtij viti, me çka u rrit numri i përgjithshëm i partive të autorizuara në 130.

Pasi i mënjanoi parregullsitë, KQZ i BeH i konfirmoi autorizimet për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në vitin 2020 për 81 kandidat të pavarur, si dhe për katër kandidatë të pavarur të cilët i përkasin pakicave kombëtare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta publikojë kontrollin e të gjitha subjekteve të autorizuara politike në njësi zgjedhore pas vendimit të plotfuqishëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *