Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona mund të drejtohet nga trajner tjetër në sfidat e Championsit, Setien nuk ka besimin e lojtarëve


Lojtarët e Barcelonës dëshirojnë që Patrick Kluivert ta marrë drejtimin e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

Quique Setien u emërua trajner i Barçës në janar, kur e zëvendësoi të shkarkuarin Ernesto Valverde, dhe barazoi 1:1 me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në San Paolo.

Sipas mediave në Spanjë, Setien e ka humbur plotësisht besimin në dhomat e zhveshjes.

Mundo Deportivo, një gazetë katalonase e afërt me klubin, shkruan se lojtarët e duan Kluivertin ta zëvendësojë Setienin.

61-vjeçari është momentalisht drejtor i akademisë së Barcelonës, prandaj emërimi i tij do të ishte i brendshëm.

Holandezi është figurë e njohur në Camp Nou, ku luajti nga viti 1998 deri më 2004, duke i shënuar 122 gola në 257 ndeshje. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *