Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Me Ramën shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon për nivelin e pagave


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me publikimin e studimit ditën e sotme nga Revista Monitor në të cilin dilte se qytetarët shqiptarë kanë nivelin më të ulët të pagave si në sektorin privat dhe atë publik në krahasim me vendet e rajonit.

Basha thotë se shkak për këtë është qeveria Rama dhe taksa progresiste.

Më tej Basha premton se me taksën 9% do përfitojnë më shumë të punësuarit në vendin tonë.

Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.

Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do ti rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *