Kreu i Partisë Demokratike, Basha, do zhvillojë një vizitë në Kosovë me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti.
Vizita do zhvillohet nesër ndërsa kryedemokrati do takohet me të gjithë personalitetet në vend.
Përveç kryeministrit, presidentin e krerët e partive politike, Basha do zhvillojë homazhe te memorialet e Ibrahim Rugovës, Isa Boletinit e Adem Jasharit.
Axhenda
Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
VENDI: Kryeministria
Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
VENDI: Presidencë
Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin
Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
VENDI: Selia e AAK
Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
VENDI: Selia e Nismës
Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK
Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK
Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Gjithashtu, Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të shoqerohet nga Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish-ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, Arben Cejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.