Vendosni fjalën kyçe....

Chris Evans i bën dhuratën e veçantë 6-vjeçarit që shpëtoi motrën e vogël nga sulmi i qenve (VIDEO)


Aktori Chris Evans i ka bërë një dhuratë të veçantë një djali shumë të guximshëm 6-vjeçar, i cili shpëtoi motrën e tij të vogël nga një sulm qensh.

Vogëlushi Bridger Walker u plagos rëndë ndërsa përpiqej të shpëtonte motrën e tij 4-vjeçare nga disa qen. Atij iu desh t’i nënshtrohej një operacioni që zgjati 2-orë dhe mjekët i bënë 90 qepje në fytyrë.

“Kapiten Amerika këtu, lexova historinë tënde, pashë atë që bëre dhe jam i sigurt që keni dëgjuar shumë nga këto gjatë dy ditëve të fundit, por më lejo të jem një tjetër që të them shok, je një hero.

Ajo që bëre ishte kaq e guximshme, aq vetëmohuese, motra jote është aq me fat që të ka ty si vëlla të madh. Prindërit e tu duhet të jenë kaq krenarë për ty “- tha Evans në një video-mesazh të publikuar në Instagram. Më pas ai shton se do i dhurojë vogëlushit një mburojë të Kapiten Amerikës.

“Unë po shkoj të gjej adresën tënde dhe unë do të dërgoj një mburojë autentike të Kapiten Amerikës sepse mik, ti e meritoni atë.”– shton aktori që luan rolin e Kapiten Amerikës.

 

View this post on Instagram

 

There are no words. We are so, so thankful.

A post shared by Nikki Walker (@nicolenoelwalker) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *