Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet për kryerjen e 11 vjedhjeve në Durrës, ndalohet 21-vjeçari


Një 21-vjeçar është ndaluar nga policia e Durrësit pasi është akuzuar për vjedhje.

Shtetasi me iniciale A.D akuzohet se është përfshirë edhe në 11 vjedhje të tjera në këtë qytet,gjithashtu i procedua në gjendje të lirë edhe një 17 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Hijet e natës”

Arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një thikë, një levë hekuri dhe një maskë të cilat i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e natës”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2020, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparte celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një thikë, një levë hekuri dhe një maskë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *