Një turmë u fut në zyrën e unionit të policisë në Portland, SHBA dhe i vuri zjarrin ndërtesës mes armiqësisë në rritje midis demonstruesve dhe forcave të zbatimit të ligjit në qytet. Zjarri u shua më vonë ndërsa oficerët pastruan zonën.
Një grup demonstruesish shënjestroi zyrën e Shoqatës së Policisë së Portlandit të shtunën natën, duke vendosur një barrikadë në rrugën pranë dhe duke ndezur disa kazanë.
Disa video të incidentit tregojnë protestuesit jashtë derës së ndërtesës. Në një përditësim në Twitter, Zyra e Policisë tha se oficerët e kishin shuar flakën dhe kishin rivendosur rendin në zonë.
Diku tjetër në qytet, protestuesit çmontuan gardhet dhe barriera e përdorura për të mbrojtur Gjykatën Federale të Portlandit. Ndërtesa është bërë pikë kryesore e përplasjes midis forcave të rendit dhe demonstruesve.