Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiakja demokrate e Çikagos mbështet heqjen e financimit për policinë, 50 të plagosur e 6 viktima në dy ditë


Pesëdhjetë persona janë qëlluar dhe të paktën gjashtë kanë humbur jetën në fundjavë në Çikagon e drejtuar nga kryebashkiakja demokrate Lori Lightfoot.

NBC 5 raportoi se 37 persona ishin qëlluar, gjashtë fatalisht, midis mbrëmjes të së premtes dhe mëngjesit të së dielës.

Të dielën në mëngjes Chicago Sun-Times raportoi se numri i persnavë që u qëlluan u rrit në 50.

Çikagoja e kryebashkiakes demokrate Lightfoot ka qenë dëshmitare e rritjes së krimit. Kryebashkiakja demokrate është një nga mbrojtëset e protestave në SHBA që kanë nisur që prej vdekjes së një afro-amerikani.

Ajo së bashku me guvernatorë e kryebashkiakë demokratë kanë mbështetur thirrjet e Black Lives Matter e Antifa për të hequr financimet ndaj policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *