Vendosni fjalën kyçe....

Kuzhinieri shqiptar në Venecia tregon “recetën” për shpëtimin e Venecias (Video)


Administratori i një restoranti në Venecia të Italisë, shqiptari Emiliano Biraku ka rrefyer për mediat italiane përvojën e tij.

Ai rrëfen vajtjen në qytetin italian dhe nisjen e aventurës siç e quan ai në botën e restoranteve.

Ndër të tjera ai thekson se Venecia duhet rilançuar jo vetëm përmes bukurisë, kulturës e historisë, por edhe me anë të gastronomisë.

“Kam ardhur bashkë me vëllain tim në vitin 2012. Kam qenë i dashuruar me Venecian dhe kulturën e saj mijëvjeçare që është frut i përzierjes mes kulturave e traditave të ndryshme. Ne nisëm aventurën tonë në botën e restoranteve. Kemi përuruar deri tani 3 restorante tipike veneciane duke ndërthurur gastronominë klasike veneciane, duke i qëndruar besnikë traditës por kemi shtuar risi në formë. Venecia duhet të jetë e lidhur vetëm me anë të bukurisë, por edhe shpirtit të saj që është art më vete. Ne mund ta shpëtojmë dhe rilançojmë Venecian vetëm me bukurinë, trashëgiminë artistike, kulturën e saj por edhe me gastronominë e saj.” – thotë Biraku gjatë intervistës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *