Britaniku Lewis Hamilton e zotëroi Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 duke e fituar atë bindshëm.
Piloti i Mercedes-it arriti të lërë shumë pas vetes pilotin Max Verstappen të Red Bull-it që u rendit i dyti ndërsa në vendin e tretë mbërriti një tjetër Mercedes, Valtteri Bottas.
Ndërsa Ferrari bëri sërish një paraqitje zhgënjyese duke u renditur vetëm në vendin e gjashtë me Vettel, ndërsa Leclerc e mbylli garën në vendin e 11-të.