Dy roje të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura janë proceduar penalisht pasi nuk njoftuan policinë për kultivimin e kanabisit në zonën ku u kapën bimët narkotike.
Konkretisht u proceduan shtetasit E.K dhe S.S, banues në Berat.
Gjithashtu nga policia e Beratit u arrestua edhe një 32-vjeçar pasi ushtronte dhunë ndaj prindërve të tij.
Njoftimi i policisë:
Procedohen penalisht dy rojet e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura, që kanë pasur në administrim zonën ku u gjetën të kultivuara bimë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, e kultivimit të bimëve narkotike, në përfundim të veprimeve të para hetimore të filluara në datë 17.07.2020 ku u shpallë në kërkim shtetasi D.Sh dhe u proçeduan penalisht kryeplaku fshatit dhe një shtetas tjetër, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan u proçeduan penalisht dy rojet e ADZM Berat, që kishin në administrim zonën, shtetasit E.K dhe S.S, banues në Berat, pasi nuk kanë vënë në dijeni organet përkatëse për bimët narkotike.
Shërbimet e policisë do vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2.Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R.P, 32 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë)
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, duke i shkaktuar atyre dëmtime fizike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.