Qindra aktivistë kanë dalë në Hyde Park në qendër të Londrës për të protestuar ndaj maskave të fytyrës. Demonstruesit mbanin në duar pankarta që shkruanin: “Unë nuk do maskohem, testohem, gjurmohm” ndërsa u mblodhën për Marshimin “Mbaj Britaninë e Lirë”.
Lëvizja u themelua nga Simon Dolan, një manjat aviacioni, i cili në fillim të këtij muaji humbi një përpjekje të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar rregullat e bllokimit të qeverisë.
Sipërmarrësi me origjinë Essex tha: “Unë besoj në lirinë e zgjedhjes për të gjithë dhe mbrojtjen e lirive personale. Veprimet e qeverisë po dëmtojnë ekonominë, mohojnë arsimin e fëmijëve dhe shkelin të drejtat e njeriut.”
Protesta u zhvillua për të kundërshtuar njoftimin e qeverisë se maskat duhet të mbahen në dyqane nga 24 korriku, masë të cilën organizatorët e quajtën një ‘rregullore kundër lirisë së individit’.
Udhëtarëve u është dashur ta përdorin maskën që nga 15 qershori dhe ato do të bëhen të detyrueshme në dyqane dhe supermarkete në Angli nga 24 korriku.