Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja me thikë në Patos, policia jep detaje për ngjarjen: Si nisi sherri


Policia ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë të Patosit ku u plagos me thikë dhe më pas ndërroi jetë në spital një 46-vjeçar.

Për këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit me iniciale A.S 59-vjeç i cili është edhe vëllai i viktimës dhe G.S 28-vjeç. Ndërsa më herët është arrestuar shtetasi A.S 31-vjeç për akuzën e vrasjes me dashje.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë të Patosit.

Në vijim të veprimeve proceduriale hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë, Patos, ku u arrestua shtetasi A. S.,31 vjeç, për veprën penale ‘’Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shtetasin P. S., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital, nga specialitët e për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim dhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.(vëllai i shtetasit P. S)
G. S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *