Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave dhe pasaportave për shkak të Covid-it


Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim me rëndësi sot për të gjithë personat që kanë punë në Zyrën e Vizave dhe të Pashaportave, e cila është mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas njoftimit të ambasadës gjermane personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin më vonë një datë dhe orar të ri për aplikimin, ndërsa lënë një numër kontakti për rastet emergjente.

“Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.
Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *