Vendosni fjalën kyçe....

“Asnjë etni s’e ka ekskluzivitetin e drejtimit të Maqedonisë së Veriut” – Kreu i BDI-së, Ahmeti


Kreu i BDI-së, Ahmeti, ka thënë se asnjë etni nuk ka ekskluzivitetin e drejtimit të Maqedonisë së Veriut e për këtë arsye është krejtësisht legjitime që vendi të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai foli edhe për mundësinë e bashkimit të faktorit shqiptar si dhe në lidhje me koalicionin e mundshëm me LSDM-në.

“Është shumë me rëndësi që partitë shqiptare të takohen, të bashkëkoordinohen. Unë jam optimist duke parë dhe deklaratat e tyre që ne si shqiptarë duhet të kemi parasysh që çështjet substanciale që kanë të bëjnë drejt për drejtë me shqiptarët të arrijmë dakordësi, por jo që të organizohemi për t’iu kundërvënë palës tjetër sepse kjo nuk do të ishte mirë as për vendin, as për çështjet madhore për të cilat përballemi, nuk do të bëjmë politika revanshiste apo për përplasje të reja, na intereson që proceset të ecin përpara, të kemi fillim të mbarë për anëtarësim në BE dhe pikërisht këto janë temat mbi të cilat duhet të koordinohemi.” – tha Ahmeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *