Me debate është shoqëruar tryeza e Këshillit Politik ku përveç katër anëtarëve të zakonshëm, sot marrin pjesë edhe kryeministri Rama e Sekretari i PD-së, Bardhi.
Në këtë tryezë opozita e bashkuar i ka qëndruar fort mosprekjes së marrëveshjes së 5 qershorit, gjë që është kërkuar nga kreu i qeverisë.
Ky i fundit ka thënë se në vend janë 3 pole politike dhe në draftin përfundimtar të marrëveshjes duhet të pasqyrohen edhe kërkesat e opozitës parlamentare.
Bardhi nga ana e tij e ka kundërshtuar propozimin e kryeministrit duke thënë se ai është produkt i një pune të përbashkët 6-mujore dhe i dakordësuar me konsensus dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.