Vendosni fjalën kyçe....

“Desh vrava vajzën time” – Kanye West tregon historinë e tij personale kundër abortit në tubimin e tij të parë


Reperi Kanye West i cili dje nisi zyrtarisht fushatën presidenciale, ka zbuluar mes lotësh se ka dashur që gruaja e tij Kim Kardashian të abortonte fëmijën e tyre të parë.

“Unë pothuajse vrava vajzën time”- tha West mes lotësh.

“Në Bibël thuhet: Nuk do të vrisni! Mbaj mend që e dashura ime, tani gruaja ime, Kim Kardashian më telefonoi dhe bërtiti duke qarë … ‘Unë jam shtatzënë’ … Ajo tha se ishte shtatzënë dhe për një muaj, dy dhe tre muaj ne folëm që ajo të mos e mbante fëmijën. Ajo kishte pilulat në dorë “– citon Billboard.

Ndërkohë që Kim po mbante pilulat në dorë, Kim thotë se pa në ekranin e laptopit një fushë bardh e zi ku shkruhej: “Nëse tallesh me vizionin tim, unë do të tallem me tëndin”. Direkt pas kësaj ai dhe Kim vendosën që ta mbanin këtë fëmijë.

Ai thotë se edhe nëse ndahet me Kim, do të ishte në paqe pasi ata e sollën në jetë vajzën e tyre North-in.

“Edhe sikur gruaja të më divorconte pas këtij fjalimi, ajo solli në jetë North-in kur unë nuk doja”, tha Kanye.

Më pas Kanye ka treguar se edhe nëna e tij e ka shpëtuar atë, duke i rezistuar kërkesës së babait të tij për ta abortuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *