Vendosni fjalën kyçe....

Diplomati gjerman kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën: Premtim i paplotësuar i BE-së


Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger kërkon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Twitter, Ischinger shkruan se ky është një premtim i paplotësuar i BE-së për Kosovën, e cila sipas tij i ka plotësuar kriteret.

 “Ta bëjmë tani. Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – kredibiliteti i BE-së është në diskutim”, shkruan Ischinger.

Wolfgang Ischinger, ka qenë përfaqësues i BE-së në vitin 2007 në negociatat e Treshes për Kosovën. Negociata të cilat përfunduan në shpalljen e pavarësisë në shkurt të 2008-ës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *