Vendosni fjalën kyçe....

Ish-shefi i Ferrarit: “Takova Schumacher-in javën e kaluar, shpresoj se bota do ta shohë sëshpejti”


Ish-shefi i Ferrarit dhe presidenti aktual i FIA-s, Jean Todt thotë se Michael Schumacher mund të shfaqet përsëri në publik pasi ai po shërohet nga dëmtimi i rëndë në tru që pësoi gjatë një udhëtimi me ski në vitin 2013.

Schumacher ka marrë trajtim mjekësor në mënyrë private në shtëpinë e tij në Gjenevë që nga aksidenti i tij i tmerrshëm në Alpet Franceze.

Tani 51 vjeç, Schumacher nuk është më në gjendje kome dhe thuhet se ka filluar të shikojë garat nga shtëpia, duke ndjekur përparimin e djalit të tij, Mick, i cili pretendon të ecë në gjurmët e të atit.

“Pashë Michael javën e kaluar”– tha Todt, i cili ishte Drejtori i Ekipit kur Schumacher fitoi pesë kampionate radhazi me Ferrarin nga 2000.

 “Ai është duke luftuar. Shpresoj se bota do të jetë në gjendje ta shohë përsëri. Kjo është ajo për të cilën po punojnë ai dhe familja e tij.”– tha Todt për Daily Mail.

Në fillim të këtij viti, një neurokirurg italian thoshte se Schumacher ishte i bërë i panjohur nga ai që njohnin fansat para aksidentit tragjik që e mbajti mbyllur për gjithë këto vite.

Todt tha se ai e “donte” ish-garuesin e tij dhe se nuk i interesonte nëse kampioni i tanishëm Lewis Hamilton, thyen rekordin e Schumacher, pasi kjo në asnjë moment nuk do e eklipsonte atë.

“Është e pamundur të thuash kush është më i miri ndonjëherë“, argumentoi ai. “Janë Juan Manuel Fangio, Jim Clark, Ayrton Senna dhe Michael.”

“Pas një aksidenti si ai që ka patur Michael, a ka rëndësi nëse Lewis ka fituar më shumë?”- shton Todt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *