Juventusi ka nisur gjuetinë për sezonin e ardhshëm. Me një pjesë të mirë të sulmit në largim e sipër e Kristiano Ronaldon tashmë 35-vjeçar, bardhezinjtë po mendojnë për të ardhmen.
Objektivi i ekipit torinez është sulmuesi i Atalantës, Duvan Zapata. Drejtuesit e klubit, Anjeli e Paratiçi kanë vendosur të investojnë te lojtari kolumbian që shihet si zëvendësi i duhur për argjentinasin në ikje, Higuain.
Megjithatë problem mbetet ende çmimi i lartë i lojtarit. Ai vlerësohet 60 milionë euro nga klubi bergamask e përveç kësaj kërkohet nga disa ekipe, kështu që Juventusi s’do e ketë aspak të lehtë ta rrëmbejë.