Vendosni fjalën kyçe....

Karteli meksikan tregon forcën, të armatosur më mirë se policia (VIDEO)


Një video po qarkullon në rrjetet sociale javën e fundit, duke treguar dhjetëra njerëz të armatosur, me armë të gradës ushtarake pranë kamionëve të blinduar e të zbukuruar me inicialet e kartelit të drogës në Jalisco.

Zyrtarët më të lartë të sigurisë së vendit besojnë se videoja ka qenë një shfaqje e pushtetit, për të treguar se mund të maten me forcat e policisë.

Ata bërtasin se janë burrat e kartelit të Manchos, një pseudonim i përdorur nga shefi i Jalisco Neë Genel Cartel, Nemesio Oseguera.

CJNG vlerësohet si banda më e fortë e Meksikës, së bashku me Kartelin Sinaloa të udhëhequr më parë nga Joaquin El Chapo Guzman.

Publikimi i videos përkoi me vizitën e presidentit Lopez Obrador në shtetet e Guanajuato, Jalisco dhe Colima.

Mike Vigil, i cili ka qenë shef i operacioneve ndërkombëtare për Administratën e Përmbarimit të Drogës në SHBA, tha: “Ata po dërgojnë një mesazh të qartë … që ata në thelb e sundojnë Meksikën, e jo Lopez Obrador.”

https://www.youtube.com/watch?v=x9eYnhPHmfc

Por shefi i policisë së Meksikës, Alfonso Durazo, tregoi se ka nisur një hetim për rastin, për të provuar në këtë mënyrë vërtetësinë e videos.

“Nuk ka asnjë grup kriminal që ka kapacitetin e forcave të policisë”– shprehet ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *