Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Durrësit, ku një automjet ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeçare.
I vogli me inicialet D.B, është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekve.
“Më datë 20.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– njoftoi policia.