Pamela Qirko është zgjedhur në krye të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Qirko u zgjodh me 7 vota pro në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.
Kështu Qirko zëvendëson në detyre, Genta Tafa (Bungo).
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.
Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Pamela Qirko.
Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020.
Znj. Pamela Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2020”-njoftimi i plotë: