Një oficer policie i guximshëm u hodh nga një dritare e katit të 13-të, ndërsa ndiqte një person të dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të miture. Polici jo vetëm që nuk vdiq, por ai madje arriti të kapte të dyshuarin.
Majori i policisë, Bakytzhan Bakirov, po merrte pjesë në një operacion për të kapur një burrë, i cili kishte hyrë më parë në një apartament në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almati, duke vjedhur një shumë të madhe parash dhe duke sulmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare.
Bakirov ishte shtirur si hidraulik për të hyrë brenda banesës me qira të të dyshuarit, që ndodhet në katin e 13-të të një pallati.
Megjithatë, duke ndjerë se diçka nuk ishte në rregull, i dyshuari kriminel u përpoq të ikte, duke vendosur të hidhet nga dritarja në një veprim gati vetëvrasës.
“Kishte vetëm një mendim në kokën time, unë duhet ta ndaloja atë. Unë nuk isha duke menduar për asgjë tjetër. As nuk e kuptoja se si bëra atë kërcim, por nuk kisha frikë,” kujtoi Bakirov në një intervistë për mediat.
Historia mund të kishte shkuar keq për policin që nuk e dinte se dy kate më poshtë ndodhej një ballkon, gjë të cilën i dyshuari e dinte.
Policit heroik iu dha me një medalje pas episodit.