Pas bërjes publike të aktit të ri normativ i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove dhe muzikës pas orës 20:00 artistë dhe grupe interesi kanë dalë në protestë përpara kryeministrisë.
Por policia i ka kërkuar të shpërndahen pasi edhe tubimet janë të ndaluara.
Kjo protestë ishte lajmëruar për ditën e sotme në rrjete sociale nga artistë të ndryshëm.